Vendosni fjalën kyçe....

Ishte shpallur në kërkim për falsifikim kartëmonedhash, arrestohet në Belsh 37-vjeçari


Një 37-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim kartëmonedhash, është arrestuar ditën e sotme në Belsh.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Belsh, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Z., 37 vjeç, banues në Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale, “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *