Është lënë në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit kryetari i Gjykatës Administrative në Tiranë Gentian Medja.
KPA vendosi të lerë në fuqi vendimin e KPK-së duke konfirmuar në detyrë gjyqtarin.
Komisioneri Publik, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e Medjas në detyrë, u duk se u tërhoq nga ankimi ndërsa u shpreh se pas vlerësimit të bërë prej tyre bazuar në draft-metodologjinë e propozuar nga KPA, Medja rezultonte i aftë profesionalisht.
Komisionieri Florian Ballhysa këmbënguli që metodologjia e propozuar të miratohej duke thënë se ajo do shërbente për një vlerësim më të detajuar dhe të drejtë të profesionalizmit në KPK.