Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit në Kuvend të koncesioneve për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat duke paralajmëruar qeverinë se opozita do bëjë betejë për të anuluar këto tendera.
Vasili bëri thirrje se do çojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjet për ndërtimin e dy koncesioneve për t’i rikthyer paratë shqiptarëve.
“Shpërdorohen 250 mln euro të shqiptarëve, pra 300 mld lekë. Qeveria shqiptare e qartë dhe e bindur për të grabitur këto para, për te mos marr ajo përgjegjësinë e hajdutërisë nga pikëpamja formale, ia kalojë Kuvendit dhe deputetëve.
Po ju garantoj nga kjo foltore, se betejën tonë për të çuar në vend përgjegjësit e kësaj hajdutërie shtetërorë, grabitje të padëgjuar, nuk do të lëmë asnjë hap deri në kthimin e këtyre parave në buxhet. Nga denoncimi në SPAK, madje do ta ndjekim në gjykatën Ndërkombëtare. Janë baras sikur të ndërtonim 4 spitale Nënë Tereza në vend, apo shumë gjimnaze. Qeveria kërkon te vjedhë 250 milionë euro”-deklaroi Vasili.