Presidenti Meta u tregua i ashpër me ish-ambasadoren e BE-së, Vlahutin dhe misionin EURALIUS lidhur me reformën në drejtësi.
Kreu i shtetit risolli në vëmendje mos marrjen pjesë në mbledhjen e thirrur prej tij për reformën në drejtësi të misionit “EURALIUS” dhe ish-ambasadores së BE-së, Vlahutin.
“Ne jemi pa Gjykatë Kushtetuese sepse Rama ka sabotuar në vitin 2017 krijimin dhe funksionimin e KED-së. E bllokoi kur isha kryetar kuvendi sepse nuk i pëlqyen emrat. Dhe dje një ambasadore bëri një delaratë të papërgjegjshme duke thënë se nuk ka Gjykatë Kushtetuese sepse drejtësia ishte me probleme. BE duhet të hetojë ambasadorët e saj këtu dhe qëndrimin e tyre dhe institucioneve të saj për reformën nmë drejtësi. EURALIUS nuk erdhi në mbledhjen e thirrur prej meje duke thënë se kishin urdhër politik. Nuk vijmë dot se kemi urdhër politik. Si mund të ndodhë kjo. E hodhi Kuvendi, prapë s’u pëlqyen emrat, prapë e bllokuan. Ambasadorja e BE-së e papërgjegjshme sepse nuk erdhi kur e thirri presidenti për çështjen më të rëndësishme që ishte reforma në drejtësi. Ilir Meta është me reformën në drejtësi që u miratua me 140 vota pro. E kam bërë me amerikanët, me europianët dhe me forcat politike në Shqipëri. Zbatimi i njëanshëm është i qëllimshëm por opozita ka përgjegjësinë e saj që lejoi kapjen totale të drejtësisë.” – tha Meta.