Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia pasi shpallur në kërkim nga policia me akuzën e “përndjekjes” ndaj ish-bashkëshortes së tij.
26-vjeçari nga Mati me iniciale A.M morri dënimin me arrest me burg.
Njoftimi i plotë:
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u kap dhe ndalua shtetasi :
A.M, 26 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprën penale të “Përndjekjes”, si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për këtë vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.