Vendosni fjalën kyçe....

Po shkarkonte tullat kamioni bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën shoferi


Një shofer ka humbur jetën mesditën e sotme në Theth.

Mësohet se shoferi, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, ka ndërruar jetë pas një kontakti me energjinë elektrike.

Ai ishte duke shkarkuar tulla nga automjeti në momentin kur e ka zënë korenti.

Fatkeqësisht burri ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *