Vendosni fjalën kyçe....

Rekordi në Tunizi, 26 kandidatë marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale


Tunizia do zhvillojë zgjedhjet presidenciale këtë fundjavë, me 7 milionë votues të regjistruar që zgjedhin një president të ri nga 26 kandidatët.

Votimi i raundit të parë të së dielës është zgjedhja e dytë demokratike presidenciale që Tunizia ka pasur që nga “revolucioni jasemin” që rrëzoi Zine El Abidine Ben Ali në 2011 dhe shkaktoi kryengritjet e pranverës arabe në gjithë rajonin.

Fushata është shoqëruar me akuza për para të pista e korrupsion dhe në letër nuk ka asnjë fitues të qartë.

Sidoqoftë, kryeministri Youssef Chahed, magnati i media që është aktualisht në burg, Nabil Karoui dhe Abdelfattah Mourou i Partisë së Moderuar Islamike, “Ennahdha” po marrin më shumë vëmendjen, tha AFP.

Konkurrenti kryesor i Chahed është vetë ministri i tij i Mbrojtjes, Abdelkrim Zbidi, i cili e quan veten të pavarur, por mbështetet nga disa parti të qendrës, përfshirë ajo e ish-presidentit të ndjerë, Beji Caid Essebsi.

Përveç telasheve të thella ekonomike të Tunizisë, siguria është një shqetësim kryesor mes tensioneve ekstremiste përgjatë kufijve me Algjerinë dhe Libinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *