“BBC” u thotë nxënësve të shkollave fillore se ka mbi 100 gjini, si pjesë e serisë së saj të videove “Teach”, teksa prindërit janë shprehur të shqetësuar.
“E dini, ka kaq shumë identitete gjinore,” deklaroi mësuesi i lëndës, duke iu përgjigjur pyetjes së një fëmije.
“Ne e dimë që kemi mashkull dhe femër, por ka mbi 100 gjini, në mos më shumë, identitete gjinore tani.” – shtoi mësuesi.
Videoja për nxënësit e shkollave të moshës 9-12 është pjesë e nëntë dokumentarëve të rinj të mësimdhënies në “BBC”, të prodhuara si material mbështetës për programin mësimor personal, shoqëror dhe shëndetësor (PSHE) në shkollat e Mbretërisë së Bashkuar.