Vendosni fjalën kyçe....

76-vjetori i betejës së Gërrhoit – Përplasje mes dy partive të Ballit gjatë ceremonisë


Ceremonia për përkujtimin e viktimave në radhët e nacionalistëve në luftën e Grehotit nuk ka shkuar siç ishte planifikuar në Gjirokastër.

Gjatë kësaj ceremonie janë shënuar përplasje mes përkrahësve të Ballit Kombëtar dhe Artur Roshit, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat.

 “Po na përdorni sa herë keni nevojë për vota. O shushunja që po shfrytëzoni gjakun e atyre. Ik tani! Ju e tradhëtuat PD-në. Paçavure.”, u shprehën disa prej përkrahësve të Ballit Kombëtar.

Sipas kreut të PD-së në Gjirokastër, Dasho Aliko, bëhet fjalë për një përplasje mes dy partive të Ballit.

 “Sot është 14 shtatori, 76-vjetori i të rënëve në luftën në Grehot që u vranë nga sistemi i kohës. Kur ishim gati duke filluar homazhet, erdhi dhe zoti Roshi që ishte i paftuar dhe u fut në turmë. Ne nuk mund të pengonim askënd.
Një grup tjetër i vendosur nga Alimadhi (Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Balli Kombëtar, aktualisht deputet) erdhi dhe filluan të debatonin përse Roshi është këtu, ata janë tradhtarë. Konflikti ishte mes Roshit dhe pjesës tjetër të përfaqësuesve. Mendoj se ishin futur nga Alimadhi, megjithëse ata i shanë të dy deputetët që janë futur në Kuvend. Më erdhi keq sepse ceremonia ishte e organizuar nga PD. Mendoj se ishte një luftë mes dy Partive të Ballit për zona influence. Ata nuk kishin asgjë me PD, madje na thanë përse ka ardhur Roshi këtu. Ata thanë se ju shkelët gjakun e të rënëve sepse shkelët në një parlament që drejtohet nga ata që i kanë vrarë”, tha Aliko.

Nga ana tjetër, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi  tha në një prononcim për “News 24” tha se ai ka qenë gjithnjë protagonist në ceremoni të tilla, dhe se Balli Kombëtar Demokrat i ka kthyer në vepër arti këto varreza.

 “Kam qenë protagonist që kur kam qenë studentë, që nga ajo kohë deri me sot nuk jam shkëputur. Nga 1992 e deri më sot. Ato varreza atje, kryesia e Ballit i ka kthyer në vepër arti. Jemi të nderuar që shkojmë dhe i respektojmë ata. Janë ndërtuar me kontributin e Ballit. Artur Roshi është në vazhdimësi të protagonzimit. Ne gjithmonë e kemi bërë në bashkëpunim këtë aktivitet, kemi kryer këto ceremoni. Ndërkohë sot zotëria merr fjalën e thotë që unë e inicoj nuk ka rëndësi. Për mua Balli e ka shënuar këtë aktivitetet bashkë me PD. Në cdo vend ka një njeri që mund të dalë i shtyrë nga emocione të ndryshme është për të ardhur keq që shoqëria shqiptare nuk është emancipuar. Gjithnjë ka pas një njeri që ka folur si ka dashur ai që foli sot nuk donte as PD e as Ballin, se me kë ishte nuk e di.”, u shpreh Roshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *