Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon denoncimin: Si m’u sëmur vajza nga uji i infektuar me salmonelë në Tiranë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një emigranti shqiptar, i cili kishte ardhur nga Greqia të kalonte pushimet e verës në Shqipëri, por e bija ishte infektuar për shkak të ujit të papastër në Tiranë.

Berisha thotë se në kryeqytet në Tiranë gjatë verës shumë fëmijë, madje dhe të rritur, u sëmurën nga salmonela që kishte infektuar ujin e boteve.

“Denoncon Lal Plehun per gjendjen tejet te rende te vajzes nga uji i boteve!

Miq, Lal Plehu me hajnat e tij organizou gjate te gjithe veres shitjen e uijt te Selites te pijshem me bote te banoreve ne shume zona te Tiranes. Per kete qellim dhjetra e dhjetra bote mbusheshin me uje ne pikat e garantuara per kete qellim vjedhje nga vet ujesjellesi, drejtori i te cilit ndante fitimin direkt me Lal Plehun.

Nga infektimi i boteve me salmonela, ne Tirane shpertheu nje salmoneloze qe preku mijra femije dhe te rritur, shkaku i te ciles ishte uji me salmonel i boteve. Pas kesaj pra, pasi e kishin shitur si uje te pijshem per mbi 2 muaj rrjesht dhe kishin infektuar mijra qytetare kryesisht femije, mafia e ujit te infektuar me ne krye Lal Plehun njoftoi se uji i boteve nuk ishte i pijshem. Ky eshte nje krim i vertet! Por mafia veten nuk e heton!

Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale, vajza e te ciles mori infeksion te rende nga uji i infektuar i mafies se Lal Plehut!“, komenton Berisha.

Qytetari thotë se ka një banesë te zona e Freskut, ku ka kaluar pushimet, por ai shton se ka mbetur i llahtarisur nga mungesa e ujit dhe furnizimi me ujë të infektuar me bote.

Sipas tij, e bija invalide është sëmurë rëndë për shkak të infektimit nga një mikrob, që i kishte kaluar në mushkëri. Vajza thotë ka kaluar 22 ditë në një spital në Greqi, ku i është nënshtruar dhe një operacioni.

“Zoti Berisha dua te denoncoj me forc te madhe gjendjen e rrezikshme ne Tiran , dhe cfar me ndodhi mua qe erdha pushime me vajzen invalide …. jetoj te Fresku dhe u llahtarisa nga papastertia dhe mungesa e ujit dhe furnizimi me uje te infektuar me bote , e bera problem ne fb gjendjen e rrezikshme dhe thash pse kto prinder nuk e ngrejn zerin per gjendjen e frikshme qe Kryetari i Bashkis Erjon Velia ka katandisur Tiranen …vajza me mori nje mikrob te rrezikshem dhe ndodhem ne spitalin e Greqis ktu e 22 dit …. mjeket u detyruan te nderhyjn me operacion sepse mikrobi ka kaluar ne mushkri …. u nisa urgjent per greqi sepse pash qe vajzes nuk i binte temperatura … dmth erdhem per pushim dhe morem mikrob te rrezikshem 😢 Dua qe prinderit te ngrejn zerin fort per jeten e femive te tyre , te mos e pesojn si e pesova un me vajzen time … mungesa e ujit dhe papastertia esht shum e rrezikshme …”, denoncon qytetari.

Epidemia e pazakontë që preku dhjetra pacientë në fillim të shtatorit është shkaktuar nga salmonela. Nga analizat e pacientëve që janë trajtuar në Spitalin Infektiv ka rezultuar se të sëmurët kanë patur salmonelë; një bakter që merret nga ushqimet e palara mirë, nga uji, por edhe nga mungesa e higjienës së duarve.

Shumë lagje të Tiranës kanë vuajtur mungesën e ujit në çezma gjatë kësaj vere, duke bërë që qytetarët të përdorin në masë ujin që tregotohet me autobote.

Por Drejtues të Ujësjellësit të cilët kanë heshtur gjatë gjithë verës, pas infektimit në masë me salmonelë, kanë pranuar se uji që tregtohet në autobote nuk është i pijshëm.

Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës nuk japin asnjë garanci për ujin që qytetarët blejnë nga këto bote.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *