Vendosni fjalën kyçe....

Brad Pitt dhe Ellen DeGeneres kanë pasur të njëjtën të dashur (VIDEO)


Aktori Brad Pitt dhe moderatorja Ellen DeGeneres një herë e një kohë, kanë patur të njëjtën të dashur.

Pitt ishte i ftuar sëfundmi në emisionin e DeGeneres, ku foli për angazhimet e tij të fundit, por s’la pa diskutuar as për tema personale.

Aktori kujtoi një moment nga një festë ku ishte njohur për herë të parë me Ellen. Pitt sqaroi para publikut se ata ishin njohur në një festë në pishinë të organizuar nga Melissa Etheridge, në fund të viteve ’80 dhe shtoi se Ellen i kishte ngacmuar të dashurën.

Ellen më pas shtoi se ajo në fakt ka qenë e lidhur me një tjetër ish-të dashur të aktorit 55-vjeçar.

 “Do të flasim pak më vonë për këtë.”, tha DeGeneres duke qeshur.

“Pas shfaqjes”, ka vazhduar Pitt. Por asnjëri nuk përmendi emra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *