Aktorja e serialit “Shtëpiaket e Dëshpëruara” Felicity Huffman, do të qëndrojë në burg vetëm 14 ditë pasi u shpall fajtore për falsifikimin e rezultateve të së bijës në shkollë, duke na provuar kështu se ekzistojnë dy sisteme të drejtësisë: Një për të pasurit e të famshmit dhe një për të gjithë të tjerët.
Huffman u deklarua fajtore se kishte paguar 15,000 dollarëve për të falsifikuar rezultatet e SAT, të vajzës së saj Sophia – provimet vendimtare për pranimin e saj në kolegj.
Gjykata e dënoi aktoren me dy javë burg, 250 orë shërbim në komunitet, një gjobë prej 30,000 dollarësh dhe një vit në liri por e mbikëqyrur, shkruan “RT“.
Por nuk kaloi shumë kohë që rasti i saj të krahasohej në rrjet me atë të Tanya McDowell, një grua nga Connecticut e cila falsifikoi një dokument rezidencial në vitin 2011 për të regjistruar djalin e saj në një shkollë më të mirë.
McDowell u dënua me pesë vjet burg dhe do të ishte përballur me një dënim edhe më të gjatë nëse ajo nuk do të kishte bërë një marrëveshje me prokurorët.
E pastrehë, McDowell në atë kohë tha që ajo dhe djali i saj kishin mundur të flinin në një apartament në Bridgeport natën, por gjatë ditës duhej të largohej, dhe jetonte në furgonin e saj ose në strehimore.
McDowell ishte e akuzuar më parë për drogë, por kjo nuk e ndryshon faktin se asaj dënimi fillestar që iu dha ishte 130 herë më i lartë se sa dënimi i dhënë tani për aktoren.
Mbase kjo ndodh sepse siç thonë disa komentues, Huffman është e bardhë dhe McDowell me ngjyrë, duke sugjeruar kështu se sistemi i drejtësisë amerikane është racist. Por me shumë gjasa më shumë rol këtu luan fama dhe pasuria që Huffman ka, në krahasim me McDowell që nuk kishte praktikisht asgjë.
Underprivileged black woman criminalized for simply changing the address so her son can school in a better district while a rich white woman barely gets criminalized for intentionally committing a crime to get her child into college
Tanya McDowell- 5 YEARS
Huffman- 30 days pic.twitter.com/xAD5x3o81I
— StanceGrounded (@_SJPeace_) September 8, 2019