Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden mbetjet e më shumë se 2200 fetuseve në shtëpinë e mjekut amerikan, pas vdekjes së tij


Mbetjet e më shumë se 2.200 fëmijëve të palindur janë gjetur në shtëpinë e një ish-mjeku në Illinois, i cili është ndarë nga jeta në fillim të këtij muaji.

Ky zbulim u bë nga anëtarët e familjes së mjekut të identifikuar si Ulrich Klopfer, i cili u nda nga jeta më 3 shtator. Familjarët kishin qenë në kërkim të sendeve të Klopfer pasi ai vdiq, raporton FOX  News.

Zyra e Sherifit të qarkut, tha se nuk ka asnjë provë se abortet janë kryer në rezidencën private.
Klopfer ka punuar më parë në pavijonin e grave në South Bend, Indiana. Shtëpia ku u gjetën mbetet e fetuseve ndodhet në Will County, Illinois.

Licenca mjekësore e Klopfer u pezullua në vitin 2015 pas akuzave se ai nuk kishte raportuar për një abort të kryer tek një vajzë 13-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *