Vendosni fjalën kyçe....

Gjysmë nudo me flokët e qethur zero, Selma Blair publikon foto pas kimioterapisë


Selma Blair ka publikuar për herë të parë një foto shumë private të vetes gjatë betejës së saj me sklerozën e shumëfishtë.

Ylli i “Cruel Intentions” publikoi një foto të vetes ku shfaqej gjysmë e zhveshur dhe me flokët e qethur shkurt pas kokës, që pas nisjes së kimioterapisë.

Megjithëse shumica e fansave e mbështesinaktoren duke e konsideruar si një “inspirim” për ta, shumë të tjerë e kanë kritikuar duke thënë se nuk ishte nevoja të publikonte foto nudo për t’i futur tmerrin të sëmurëve të tjerë me sklerozë.

 “Portreti i një Zonje”, shkruante aktorja duke i bërë tag dizajnuesit Thom Browne. ajo sqaroi përmes një komenti se mendonte se fotografia ishte vulnerabël, humoristike, e çuditshme dhe interesante dhe se ajo e pëlqente atë.

Aktorja 47-vjeçare ka qenë tejet e hapur për betejën e saj me sklerozën e shumëfishtë. Disa muaj më parë, ajo zbuloi se po i nënshtrohej kimioterapisë.

Edhe pse kimioterapia në përgjithësi është e lidhur me trajtimin e kancerit, trajtimet më të reja për sklerozën kanë pasur rezultate pozitive.

Blair u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë tetorin e kaluar dhe që nga ai moment është treguar e hapur me fansat lidhur me trajtimet dhe eksperiencën e saj.

 


 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *