Një WC prej ari është vjedhur gjatë natës në Pallatin Blenheim në Britani. “BBC” shkruan se një grup grabitësish kishin hyrë në pallatin e Oksfordshire rreth orës 04:50 duke vjedhur veprën e artit prej ari 18 karatësh.
Tualeti i quajtur ‘Amerika’, nuk është gjetur por policia ka arrestuar një burrë 66-vjeçar.
Sipas policisë, vjedhja shkaktoi “dëme të mëdha dhe përmbytje” sepse tualeti ishte funksional. Kjo WC prej ari ishte pjesë e një ekspozite të artistit konceptual italian Maurizio Cattelan, që u hap të enjten për vizitorët që ftoheshin ta përdornin për qëllimin e tij primar.
Shtëpia hijerëndë e shekullit 18 është një objekt i Trashëgimisë Botërore dhe vendlindja e Sir Ëinston Churchill. Aktualisht pallati është mbyllur ndërsa hetimet vazhdojnë.