Një tualet i artë me vlerë 1 milion stërlina është vjedhur nga vendlindja e Winston Churchill. Vjedhja e tualetit me ar 18 karatësh, shkaktoi përmbytje në pallatin e Oksfordshire.
Policia e Valley Thames arrestoi një burrë 66-vjeçar në lidhje me vjedhjen, pasi mori një raport për një vjedhje në Pallatin Blenheim mëngjesin e së shtunës.
Hajdutët u futën në vendin historik dhe vodhën një “tualet me vlerë të lartë të bërë nga ari që ishte në ekspozitë në pallat,” tha inspektori i policisë, Jess Milne.
“Për shkak se tualeti është i instaluar në godinë, kjo ka shkaktuar dëme të mëdha dhe përmbytje.”
Tualeti i artë u emërua “Amerika” dhe ishte pjesë e një ekspozite të artit bashkëkohor në pallat. Krijuar nga artisti italian, Maurizio Cattelan, ai u fut në një dhomë prej druri përballë dhomës ku lindi ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Churchill, dhe vizitorët ishin në gjendje ta përdornin atë.
Tualeti nuk është rikuperuar dhe policia ka lëshuar një apel për këdo që mund të ketë informacione.