Vendosni fjalën kyçe....

I bën dëm Viagra, e pëson keq burri në Britani


Përdorimi i Viagras e la një burrë pa penis, pasi ai reagoi aq keq ndaj ilaçit dhe i duhet të amputohej “vegla” e tij.

2 vitet e fundit në Britaninë e Madhe ka pasur 279 raste me efekte anësore të sildenafil, termi mjekësor për Viagran, duke përfshirë pamjen e paqartë, hundët e bllokuara etj.

Dhjetra burra kishin mbetur me ereksione të vazhdueshme dhe të dhimbshme, të njohur si priapism, dhe ka pasur 28 vdekje të regjistruara nga marrja e drogës, raporton “The Sun”.

Gjithsej dhjetë burra thanë se pilula u shkaktoi probleme në zemër, sipas Agjencisë Rregulluese të Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA).

Dhjetë burra të tjerë thonë se vizioni i tyre ishte i paqartë pas marrjes së Viagra – një pilulë që i ndihmon burrat të kenë një ereksion duke rritur rrjedhjen e gjakut në penis.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *