Vendosni fjalën kyçe....

Juan Guaidos i dalin fotot me liderët e kartelit të drogës në Kolumbi


Lideri i opozitës në Venezuelë dhe presidenti i vetëshpallur, Juan Guaido mund të ketë disa të shpjegime për të bërë pas disa fotografive që kanë qarkulluar në rrjet.

Në këto fotografi, lideri i opozitës në Venezuelë shihet duke pozuar krah dy anëtarë të kartelit famëkeq kolumbian, Los Rastrojos.

Fotografitë fillimisht u shfaqën në një postim të premten, të Wilfredo Canizares i një OJQ-je kolumbiane, “Fundacion Progresar”.

Dy liderët e drogës, që shihen krah Guaidos njihen me pseudonimet “Vëllai” dhe “Minoritari”.

Canizares tha se fotot dëshmojnë se Guaido u “koordinua” me bandën për të kaluar kufirin në Kolumbi në shkurt, ku ai mori pjesë në një koncert të organizuar nga filantropi Richard Branson, duke shpresuar të fitonte mbështetjen ndërkombëtare për kauzën e opozitës.

Një zëdhënës i Guaidos mohoi çdo lidhje me trafikantët dhe këmbënguli se “ai bëri shumë foto dhe ishte e vështirë të dihej se kush po kërkonte fotografi me të”, siç citon RT.

 Vetë drejtuesi i opozitës tha se grupi nuk e ndihmoi atë të kalonte kufirin.

Ministria e Mbrojtjes kolumbiane gjithashtu e mohoi akuzën ndaj liderit të opozitës së Venezuelës, duke thënë se “Guaido nuk u shoqërua nga kriminelë ndërsa ishte në territorin kolumbian”.

Megjithatë një zëdhënës i ministrisë konfirmoi që burrat në fotografi ishin anëtarë të një organizate kriminale.

Los Rastrojos u themelua në vitin 2004 dhe përbëhet nga mbetjet e Kartelit Cali të Kolumbisë, një konkurrent i madh i Pablo Escobar në vitet 1980. Tani i çmontuar kryesisht, grupi ekziston akoma i shpërndarë nëpër xhepa në të gjithë Kolumbinë, Venezuelë dhe vendet e tjera të Amerikës Latine.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *