Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni me 58 të arrestuar – zbulohen bisedat mes trafikantëve: Fshini Facebook-un


Detaje të reja zbulohen lidhur me operacionin “Limit, që çoi në pranga 58 persona nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike.

Në transkriptimet telefonike të personave të arrestuar, publikuar nga “Balkanweb“, ata i kërkojnë njëri-tjetrit të heqin edhe adresat në rrjetin social “Facebook”, dhe të mbajnë vetëm një numër kontakti.

Pas arrestimit të shtetasit Genc Ballamari, një person i quajtur Bledi i thotë Oligerit se kishte shkuar tek shtëpia e një shoku për të qëndruar disa ditë andej, pasi ndihej i frikësuar.

Në bisedën e zhvilluar pasditen e datës 18:12, 2018, mes Olger Bamllarit (personi me numër 844 në fund) dhe shtetasit “Bledi”, ky i fundit i thotë të parit se ndihej i frikësuar pas arrestimit të shokut dhe vetë ishte fshehur në shtëpinë e një shoku tjetër.

Ndërsa në një tjetër bisedë mes Olger Bamllarit përsëri dhe një personi tjetër të quajtur Aleksandër Pepi (personi me numër 390 në fund), thotë duke iu referuar Bledit me termin “budallai” se e kishte porositur të fshinte “Facebook”-un dhe të mbante vetëm një numër.

BISEDA:

844: Alo!

390: E mo Vëlla!

844: E mo Vëlla!

390: Nga vajte?

844: Hiç, ja këtej  nga shtëpia, nga Nica.

390: Do ikësh në shtëpi?

844:E ika erdha këteja.

390: Mirë o. Fola me budallain.

844: E bre fola, fola i thashë unë. Fol edhe meee atë.

390: Thoi edhe ti, t’i heqë ato se i thashë hiqi tëra, mbaj vetëm një numër. Kshu i thashë. Edhe Facebooku-u t;a heqë me patjetër atë që ka, mos e mbaj më.

844: E o. Mirë o Vëlla”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *