Një 44-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia, pas akuzës se ka plagosur me thikë një punëtor që po i kryente punime në banesë.
Punonjësi me inicialet D.L aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Pronari i banesës, rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
“Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:
– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.”, thuhet në njoftimin e policisë.