Vendosni fjalën kyçe....

Rebelët jemenas Houthi sulm me dron ndaj rafineri të aftës në Arabinë Saudite (Video)


Rebelët Houthi në Jemen kanë goditur me 10 dronë të armatosura dy objektet e mëdha të naftës në Arabinë Saudite të kompanisë “Aramco”, duke shkaktuar zjarre masive dhe re të mëdha tymi.

Sulmi u krye nga Forcat Ajrore Houthi, tha zëdhënësi i grupit rebel jemenas, Yahya Serai, në TV Al Masirah, duke u zotuar të “zgjerojë operacionet kundër regjimit Saudit në të ardhmen”.

Dronët synuan një rafinerinë në qytetin Abqaiq në Provincën Lindore të pasur me naftë të mbretërisë saudite, të cilën gjiganti shtetëror Aramco e përshkruan si fabrikën më të madhe në botë për përpunimin e naftës dhe një rafineri në fushën e gjerë të naftës Khurais, rreth 150 km larg Rijadit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *