Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet Kryeprokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva


Katica Janeca, Kryeprokurorja e e Prokurorisë Speciale, është shkarkuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme plenare.

Për shkarkimin e Janevës votuan pro 102 nga 105 deputetët e pranishëm. Seanca nisi në orën 13:00 dhe kishte në rend të ditës një vendim ndaj Kryeprokurores, e cila akuzohet për korrupsion pas videove të publikuar pak ditë më parë.

Një javë më parë, Këshilli i Prokurorëve Publikë miratoi raportin për shkarkimin e saj dhe ky raport është miratuar edhe nga, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Shkarkimi i Janevës vjen pasi ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Çështja për të cilën akuzohet Janeva u publikua nga mediat italiane, që nxorri disa video ku përmendej edhe emri i Kryeprokurores Speciale.

Ajo dyshohet se ka keqpërdorur detyrën në rastin e korrupsionit 1.5 milionë euro ku akuzohen si të përfshirë disa biznesmenë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *