Vendosni fjalën kyçe....

Tiger Woods dhe Justin Timberlake bëhen bashkë për të ndihmuar të mbijetuarit në Bahamas, pas uraganit “Dorian”


Tiger Woods dhe Justin Timberlake po bashkëpunojnë për të ndihmuar të prekurit nga Uragani Dorian që goditi ishujt Bahamas, duke shkaktuar vdekjen e 50 personave dhe zhdukjen e mijëra të tjerëve.

Kampioni i golfit shkruan në Twitter se së bashku me këngëtarin po ngrenë një fond për të siguruar ndihma për banorët e prekur nga stuhia.

“Si një besimtar i fortë i filantropisë dhe i punës në ekip, jam entuziast që po bashkëpunoj me mikun tim, Justin Timberlake për të ngritur fondin për Bahamas.”, -shkroi fituesi 3 herë i US Open.

Woods shtoi se fondi do ketë për synim mbështetjen në ndihma, rigjenerimin dhe ndërtimin e vendit pas Uraganit Dorian.

Timberlake, Woods dhe partnerët e tyre tashmë janë zotuar se do dhurojnë 6 milionë dollarë.

“Na ndihmoni që këtë 6 milionë dollarë ta shndërrojmë në 12 milion dollarë dhe bashkohuni me përpjekjet tona për të rindërtuar Bahamas,”-shtoi ai.

Rreth 1.300 njerëz janë zhdukur në Bahamas pas uraganit, ndërsa të paktën 15,000 të tjerë kanë nevojë për strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor. Deri më tani janë konfirmuar së paku 50 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *