Vendosni fjalën kyçe....

Vasili publikon videon e Ramës kur jepte medalje për datën e hapjes së negociatave: Mbylleni gojën e ikni!


Pas takimit me Kancelaren Angela Merke në Berlin, Kryeministri Rama tha se ajo pati vlerësime shumë pozitive për të çuar përpara procesit të intengrimit drejt një përfundimi pozitiv. Por të lexosh mes rreshtash, ai disa herë thekson dhe pranon se do të ketë kushte.

Petrit Vasili ka reaguar përmes një videoje, duke ironizuar Ramën që sot thotë se Brukseli do t’i thotë po Shqipërisë për negociatat, por përsëri me kushte.

Në video Rama thotë se Shqipëria ka marrë datën për nisjen e negociatave, madje shpërndan disa medalje nderi për zyrtarët që ndikuan në këtë “arritje”.

Sipas Vasilit, kjo ishte e njëjta gënjeshtër që Rama ka përdorur për vite me radhë ndaj shprehet se ka ngelur vetëm një gjë për t’u bërë – Për t’i thënë mbylle gojën dhe ik.

“Sot po na thonë, Rama dhe sejmenët e tij në politikë dhe media, që medemek në 18 tetor, Brukseli do të thotë “Po me kushte”.

Kjo është thjesht e njëjta gënjeshtër e dëgjuar për vite me radhë. Vendimi është vetëm një: hapja e negociatave me date të përcaktuar dhe pa kushte.

Po medaljet e ndara një vit më parë nga Rama, po gënjeshtra e Ramës që paskeshim marrë datën për në qershor të 2019-ës, pas tallazeve të Evropës, ku shkuan?

Shiheni videon miq dhe komentet e tjera s’kanë asnjë vlerë. Mbetet t’u themi vetëm: Mbylleni gojën dhe ikni!!”, shkruan Vasili krahas videos.

Në kremtimin e vogël qeveritar më 27 qershor 2018, tek Ministria e Jashtme u shpërblyen me medalje ambasadorët si Aida Sakiqi e Hollandës dhe Dritan Tola i Francës, që kishin punuar për hapjen e negociatave që u promovua si “e kryer” asokohe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *