Ish-Zonja e Parë e SHBA-së Michelle Obama, u ka vënë një çmim të majmë biletave për një event të ardhshëm të saj të quajtur “Një bisedë e moderuar me Michelle Obama”.
Sipas New York Post, qytetarët që duan të shkojnë në këtë event duhet të paguajnë një biletë prej 4200 dollarësh.
Ky event është planifikuar në mbahet në New Jersey me 3 nëntor.
ON SALE NOW! Secure your seats for A Moderated Conversation with @MichelleObama at #PruCenter on Nov. 3. https://t.co/UkMIyP0Bi0 pic.twitter.com/pdvTpILRaU
— Prudential Center (@PruCenter) September 13, 2019
Bileta më e shtrenjtë kushton 4200 dollarë, ndërsa biletat për takime dhe përshëndetje me ish-zonjën e parë po shiten për 2500 dollarë.
Paketa VIP lejon që grupet prej dy personave të bëjnë një fotografi me Obamën, por me biletën më të lirë nuk do të lejohen fotografitë individuale dhe as autografet.
Biletat më të lira shiten për 144 dollarë për dy persona, ndërsa biletat individuale duket se janë në dispozicion për 104 dollarë.
Ndërkohë biletat që përfshijnë një vend për t’u ulur, shkojnë deri në 1300 dollarë.