Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën e mitura


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Toyota Yaris” ka humbur kontrollin, dhe për pasojë është përplasur me bordurat anësore të autostradës. Si pasojë k vajza 13-vjeçare e drejtuesit të automjetit që ishte pasagjere, ka mbetur e plagosur rëndë duke humbur të dyja këmbët. Ajo ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur. Ambulanca mësohet se ishte vonuar më shumë se 40 minuta për të mbërritur në vendngjarje.

“Në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *