Një mjet lundrues ka pësuar defekt në det në afërsi të Vlorës dhe më pas ka dhënë alarmin.
Personat që ishin në bord kanë kërkuar ndihmë. Kapiteneria e Vlorës është vënë menjëherë në punë dhe ka shpëtuar 5 personat që ishin në bord.
Mjeti pësoi defekt në Gjirin e Vlorës rreth orës 14.30 minuta.