Vendosni fjalën kyçe....

Assange në burg pa afat deri sa të ekstradohet në SHBA


Një gjykatës ka urdhëruar Julian Assange të qëndrojë në burg pa afat, ndërsa pret ekstradimin në SHBA, ku do gjykohet për një sërë akuzash.

Themeluesi i WikiLeaks duhej të lirohej në 22 shtator pasi vuajti dënimin e tij për shkelje të lirisë me kusht, kur kërkoi strehim në Ambasadën e Ekuadorait në Londër, ku kaloi shtat vjet.

Të premten, gjykata në Westminster pretendoi se kishte “arsye thelbësore” për të besuar se ai do të arratisej nëse do lëshohej nga burgu.

Gjykatësja Vanessa Baraitser tha se avokati i Assange nuk kishte bërë një kërkesë për dorëzan në emër të tij. Nëna e Assange, Christine, ka kritikuar procedurat gjyqësore, duke thënë se gjykatësi kishte refuzuar dorëzaninë e ofruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *