Vendosni fjalën kyçe....

Bëri foto si i vdekur që të vërtetonte se gruaja kishte paguar ta vrisnin (FOTO)


Një trajner boksi ka treguar si shpiku vdekjen e tij, vetëm për t’i provuar autoriteteve se e shoqja kishte planifikuar ta vriste. Roman Sosa, nga Houston i Teksasit, ka punuar me detektivë dhe një mik të ngushtë në vitin 2015 pasi kuptoi se gruaja e tij Maria ishte duke planifikuar ta vriste.

Lulu Sosa, i kishte kërkuar ndihmë një personi që t’i gjente një vrasës me pagesë, pa e ditur që ky person ishte shok me bashkëshortin e saj, i cili do të ishte shënjestra.

Roman dhe Lulu ishin takuar në vitin 2007 dhe po kalonin një fazë të pakëndshme divorci në vitin 2015, shkruan “Independent“. 45-vjeçarja ishte e shqetësuar për të ardhurat e saj nëse burri do të divorcohej prej saj.

Sapo e mori vesh, Ramon Sosa, bashkëshorti, nuk u përball me të shoqen por vendosi që të bashkëpunojë me policinë, të cilët i thanë të shtirej sikur vrasësi e kishte realizuar misionin. Për këtë arsye, ata inskenuan një foto të trupit të vdekur.

Ajo i ofroi “vrasësit me pagesë” (oficer i infiltruar policie) 2,000 dollarë dhe kamionin e burrit të saj.

Më pas, personi që supozohej se kishte kryer vrasjen, takoi gruan për t’i marrë paratë dhe treguar fotot, por këtë herë kishte vendosur mikrofonë në trup. Gruaja raportohet se buzëqeshi dhe i shtrëngoi dorën.

Detektivët me uniformë më vonë iu afruan zonjës Sosa dhe e morën në pyetje për vendndodhjen e burrit të saj, por ajo mohoi të dinte se ku ishte.

Gruaja u dënua me 20 vjet burg pasi u deklarua fajtore për porositjen e një vrasjeje.

Roman Sosa tani ka shkruar një libër për përjetimet e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *