Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Plantacione me drogë në malet e Krujës, nën mbrojtjen e Artur Bushit e Rrahman Rrajës


Vijojnë denoncimet për plantacione droge në zonën e Krujës. “Plantacionet e mijëra e mijëra rrënjëve të Kanabisit që mbrohen nga narkoshteti! Ato nuk preken ndonëse janë denoncuar disa herë tek Edvin Mafia, gjeneral Hashashi dhe Ardi Eskobari!”, kështu shkruan sot ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar denoncimin e një qytetari që pretendon se është ish-polic.

Ish-efektivi thotë se në një fshat të Krujës, kryebashkiaku Artur Bushi dhe deputeti i zonës Rrahman Rraja po mbrojnë plantacionet me drogë. Ai thotë se edhe drejtori i Policisë Ardi Veliu, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, e madje edhe kryeministri Edi Rama janë në dijeni të këtij rasti.

Mesazhi i ish-policit: pershendetje doktor , ne radhë te pare ju uroj shendet dhe gjith te mirat ! jam nje ish efektiv policie nga kruja , dua te ndaj nje shqetesim me ju dhe gjith opinionin publik . plantacionet te medha ne fshatin noje te malsis kruje , nen mbrojten e kryetarit te bashkis kruje z,Artur bushi dhe depotetit te edvin droges z, Rrafman rraja dhe ushtaret e tyre si shefi i komisariati e kryeplaku i fshatit noje po mbrojn plantacione me kanabis edhe oficer te lart nga tirana po terrorizojn banoret e zones. Per keto plantacione kane dieni dhe informacion te plote ministri Sander Lleshi,drejtori i pergjitheshem Ardi Veliu dhe vet kryeministri por ato mbrohen dhe nuk preken.te lutem anonim .

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *