Vendosni fjalën kyçe....

Italia lejon zbarkimin e 82 emigrantëve


Pas gjashtë ditësh në det, Italia ka pranuar zbarkimin e 82 emigrantëve në portin e Lampeduzës, nga anija e shpëtimit “Ocean Viking”.

Qeveria italiane thotë se po e lejon këtë pasi shumica e atyre që ndodheshin në bord nuk kishin Italinë si destinacionin final dhe do të zhvendosen në vendet e tjera të BE-së.

Kjo lëvizje e re sinjalizon një ndryshim të qasjes ndaj migracionit nga koalicioni i ri që mori detyrën të martën, shkruan “BBC“.

Kujtojmë se ish-Ministri i Brendshëm Matteo Salvini e kishte bllokuar hyrjen e anijeve me emigrantë. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se megjithatë ky rast, nuk shënon një kthim në një politikë të porteve të hapura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *