Moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi kanë kurorëzuar më në fund dashurinë e tyre në martesë.
Në një ceremoni buzë detit pranë Malit të Robit, Jonida dhe Besniku i thanë “PO” njëri-tjetrit përpara familjes dhe miqve.
Dasma ka nisur rreth orës 7:30 kur Jonida e Besniku janë drejtuar drejt altarit për të bërë betimet. Siç vihet re nga fotot që kanë qarkulluar në rrjet, ajo që i celebroi ishte shoqja e ngushtë e Jonidës, këngëtarja Elvana Gjata.
Dhëndëri kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë blu ndërsa nusja me një fustan të ngushtë e të bardhë dhe me flokët lëshuar. Si gjithmonë Jonida është munduar të ruajë thjeshtësinë dhe njëkohësisht të duket shumë shik.
Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë xhirimeve të hit serialit komik, “O Sa Mirë”, por këtë lidhje moderatorja e konfirmoi vetëm pak muaj më parë.