Kukësi dhe Partizani humbin ndaj Bylis dhe Laçit


Kukësi ka humbur ndaj Bylis në transfertë duke lënë pikë të rëndësishme për garën për titull në Superligë.

Në Ballsh, verilindorët u gjendën të papërgatitur për të shënuar, ndërsa vendasit arritën të përballonin nënkampionët duke i marrë 3 pikë të rëndësishme.

Ishte Kukësi që shënoi i pari me penallti ndërsa Hidi barazoi rezultatin që në pjesën e parë.

Me golin e Muratajt në minutën e 89’  ballshiotët morën tre pikë.

Kamioni në fuqi i Partizanit nuk shkoi përtej humbjes ndaj Laçit. Sfida përfundoi me rezultatin minimal 1-0.

Kjo humbje e Partizanit gëzon Tiranën e cila me fitoren e djeshme u shkëput në krye e vetme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *