Autoritetet greke kanë përfunduar një operacion kundër trafikimit të armëve, duke vënë në pranga 11 persona dhe duke sekuestruar armë dhe municione.
Gazeta greke “Protothema” shkruan se dyshohet se armët vinin nga Shqipëria.
Të paktën 16 persona dyshohen si të përfshirë në grupin kriminal.
Mediat greke raportojnë se 11 prej të ndaluarve janë grekë dhe 5 të huaj, ndërsa ata akuzohen për pjesëmarrje në një grup kriminal aktiv.
Hetimi zbuloi se grupi kishte bërë të paktën katër importe të municioneve që nga nëntori i vitit 2018.
Grupi përbëhej nga dy “bërthama”.
Sipas ELAS, ishte grupi shqiptar, i përbërë nga anëtarë që duke vepruar në nëngrupe të veçanta, ishin përgjegjës për grumbullimin e numrit të kërkuar të municioneve dhe grupi i Kretës. Armët dhe municionet transportoheshin me një kamion, që drejtohej nga 59-vjeçar dhe një pasagjer 54-vjeçar. Armët merreshin direkt nga furnitorët në Shqipëri ose duke u fshehur nëpër kullota në Maqedoninë Perëndimore.
Kamioni 54-vjeçar ishte nën kontroll të shtunën kur zbarkoi në Chania. Autoritetet gjetën aty gjeti katër koka armësh të tipit Kalasnikov dhe 12 armë të tjera. Nga shitja e tyre anëtarët e grupit kriminal do të fitonin 232,000 euro.