Presidenti Trump ka paralajmëruar një takim tjetër me diktatorin koreano verior, Kim Jong Un.
Korea e Veriut ka ofruar takime në nivel ekipesh punuese nga fundi i shtatorit, duke rritur shpresat e hapjes së një kapitulli të ri negociatash.
Ish zyrtari amerikan Dennis Wilder ka thënë se largimi i këshilltarit për siguri kombëtare i presidentit, John Bolton, mund të ndihmojë procesin e negociatave me Korenë e Veriut.
John Bolton e quante si ‘modelin e Libisë’ ndërprerjen e planeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Kjo dekurajonte procesin e bisedimeve sepse udhëheqësi libian Muammar Gadafi ishte vrarë nga rebelët e mbështetur nga SHBA, pasi hoqi dorë nga program i tij bërthamor.
‘Shikoni se çfarë i ka ndodhur Gadafit. Nuk ishte deklaratë me vend. Ajo na ktheu mbrapa’, tha Presidenti Trump.
Nga ana tjetër pavarësisht largimit të zotit Bolton, Korea e Veriut nuk duket se do t’i bëj të lehta bisedimet.
Këtë javë koreano-veriorët testuan raketa me rreze të shkurtër veprimi, për të dhjetën herë nga muaji maj, duke vazhduar presionin mbi SHBA.