Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj amanet qytetarëve: Mos pini ujë nga autobotet


Pas epidemisë që u përhap në kryeqytet nga uji i infektuar i autoboteve, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar qytetarët që të mos blejnë ujë nga autobotet.

Por a nuk ishte kjo krizë e shkaktuar nga vetë bashkia, që i drejtoi qytetarët e Tiranët te uji i shitur në autobote?

Gjatë gjithë muajve të verës, ka patur herë pas here ankesa të qytetarëve që vuanin mungesën e ujit të pijshëm.

Autobotet që shisnin ujë nëpër lagje, për momentin u dukën zgjidhja më e mirë për qytetarët, që të furnizoheshin me ujë të pijshëm. Madje edhe më e lira, sepse çmimi i ujit në bidonat e shitur nëpër supermarkete kushton pothuajse dyfish në krahasim me atë të mbushur në këto autobote.

Ndërsa promovonte ndërtimin e një linje të dedikuar që sjell ujë direkt nga impianti i Bovillës, për të furnizuar zonën e Astirit, Veliaj tha: “Kemi patur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Uji, që dikush e blen për vaditje, për fonderi që ftohin metale ose prodhim industrial, dhe pastaj fshehurazi e shet nëpër lagje, kërkon bashkëpunim nga banorët. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t’u përdorur. Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve’’

Dikush duhet t’i kujtojë Veliajt se qytetarët e Tiranës nuk janë “makiakë” që blejnë ujë nga autobotet sikur shprehet ai, por sepse mungesa e ujit të pijshëm i ka çuar drejt kësaj zgjidhjeje.

Tani që dhe uji me autobote doli se ishte i papërdorshëm, informacion të cilin bashkia e konfirmoi vetëm në shtator pas shtimit të të sëmurëve në QSUT, një pjesë e qytetarëve ende ka mbetur pa zgjidhje për problemin e ujit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *