Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, ndalohet një person


Ndalohet një person 20 ditë pas vrasjes së ish-policit Santiago Malka. I arrestuari është një 39-vjeçar me inicialet B.T, i cili akuzohet se ka penguar hetimet.

Kujtojmë se ish-polici 26-vjeçar Santiago Malka, u vra në një atentat më 27 gusht, pasi u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona. Malka sapo kishte dalë nga lavazhi kur u ndesh me furgonin e sulmuesve të cilët i prenë rrugën dhe e qëlluan në pjesën e përparme dhe nga ana e pasagjerit.

Makina e tij doli nga rruga dhe u përplas me murin e një kapanoni. Autorët më pas u larguan drejt periferisë së Tiranës dhe më vonë u gjet i djegur automjeti që dyshohet se është përdorur prej tyre.

Malko ka qenë efektiv i patrullës së përgjithshme dhe njihet për miqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e 4 tetorit 2018 pas një përplasjeje me armë në Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabiol Gaxha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *