Presidenti i vendit Ilir Meta në një prononcim për mediat nga organizimi për 77-vjetorin e Koferencës së Pezës, ka folur integrimin e Shqipërisë në BE.
Meta tha se drejtuesit e vendit duhet të lënë mënjanë interesat afatshkurtra në interes të anëtarësimit sa më të shpejtë të Shqipërisë në Union.
“Peza është amanet për të ardhmen për atyre që e bën dhe dhanë jetën për këtë konferencë. Interesi ynë kombëtar është anëtarësimi në BE. Një proces që antagonizmi politik e ka vonuar shumë. Kam dhënë mesazhe për këtë çështje dhe çdo sjellje e imja ka qenë në funksion të interesit kombëtar. Në 18 tetor do të merret një vendim për Shqipërinë dhe kërkesa ime për aktorët politik është t’i kërkojnë BE, pavarësisht problemeve të deritanishme, një ‘Po’ për procesin. Nëse BE vendos kushte për negociatat të vendos për çdo institucion. Nuk ka pasur asnjë institucion më kohërat më bashkëpunues për zbatimin e standardeve evropiane, më shumë se Presidenca.”, tha Meta.