Vendosni fjalën kyçe....

Babani i përgjigjet Bardhit: Do të padis për shpifje, as Rama e askush s’e di çfarë kam bërë


Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka deklaruar se do e padisë për shpifje Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, pasi deklaratës së këtij të fundit se ai ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash.

Ai deklaroi se pasi të fitojë gjyqin ndaj Bardhit, lekët do i përdorë për shkollën që u dogj.

Babani thotë se nuk ka ndryshuar asnjëherë emër ndërsa mbiemtin e ka ndryshuar dhe këtë e ka shënuar në dokument.

“As Rama dhe askush nuk e di çfarë kam bërë unë gjithë jetën time. Unë do të denoncoj Gazmend Bardhin për shpifje. Gjyqi do të jetë personal, do t’i fitoj lekët dhe do t’i çoj për shkollën që u dogj. Do t’i shkoj deri në fund situatës, është një turbullirë.

Për Mark Babanin nuk ka asnjë dokument. Nuk mund të ma bëjnë mua emrin Saimir, nuk kanë shans të më bëjnë mua emër tjetër. Unë nuk kam ndryshuar asnjëherë emër. Mbiemrin e kam ndryshuar dhe e kam vetëdeklaruar. Mua nuk ma prishin imazhin, sepse njerëzit që më njohin, e dinë. Ky është turpi i tyre, unë do bëj denoncim penal”, tha Babani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *