Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar në Report Tv në emisionin ‘5 pyetje me Babaramon’ se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetrin, Kajmakun dhe Babanit, PD-ja ka edhe 7-8 kryebashkiakë që ka marrë informacione që kanë të shkuar kriminale.
“Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë për kryebashkiak. Kryetar Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra“-deklaroi Bardhi.
Bardhi, më tej, mohoi se nuk ka një përçarje mes partive të koalicionit opozitar.
“Aksioni opozitar nuk mund të jetë i përqendruar tek protestat. Nuk ka qenë një kohë e humbu kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ne jemi në komunikim të vijueshëm, si me LSI dhe aleatët e tjerë. Nuk ka asnjë mungesë koherencë. Secila parti është më vete, secila ka mendimin e vetë“-tha Bardhi.