Vendosni fjalën kyçe....

Cristiano Ronaldo emocionohet gjatë intervistës e shpërthen në lot (Video)


Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot pasi u përball me pamjet e babait të tij të ndjerë, që shprehej krenar për arritjet e të birit.

Yllit të Juventusit iu shfaq klipi i babait të tij, Jose Dinis Aveiro, duke folur për të përpara turneut të Euro 2004 të zhvilluar në Portugali.

Babai i tij, një ish-ushtarak, vdiq për shkak të sëmundjes së mëlçisë një vit më vonë, në moshën 52 vjeç, duke humbur shumë nga suksesi i Ronaldos dhe familjes së tij me 4 fëmijë.

Teksa shpërtheu në lot, Ronaldo tha gjatë intervistës një orëshe me Piers Morgan: “Unë kurrë nuk e kam parë videon. Nuk e pashë kurrë atë video. E pabesueshme.” – tha sulmuesi gjatë intervistës emocinuese për të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *