Vendosni fjalën kyçe....

Hailey Baldwin pranon se ndihet inferiore para Kendall dhe Gigit: S’jam modele pasarelash si ato


Në një intervistë me ‘Vogue Australia’, modelja Hailey Baldëin ka pranuar pasiguritë e saj lidhur me karrierën dhe tregon se si shpesh herë e krahasonte veten me shoqet e saj modele.

Hailey pranoi si fillimet e saj si modele nuk kanë qenë të lehta, për shkak se ndryshe nga modelet e tjera si Kendall Jenner apo Bella dhe Gigi Hadid, asaj i mungonin disa karakteristika.

“Rritja ime në industrinë e modelimit ka qenë e ngadaltë dhe më është dashur të mësohem me këtë.

Unë jam më e shkurtër se shumica e vajzave. Edhe pse jam 176 centimetra, unë nuk jam vajzë pasarelash dhe jam ndjerë plotësisht inferiore ndaj disa prej shoqeve të mia. Shikoni Kendall, Bella dhe Gigi … ato janë të gjitha të gjatë dhe kërkohen për çdo pasarelë”, tregoi bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber.

Hailey pranoi se për shkak se ajo nuk mund të merrte pjesë në shumë pasarela, kishte njerëz që i thonin se ajo nuk mund të jetë një modele e vërtetë.

“Për një kohë, një pjesë e imja nuk e dinte nëse mund të kisha karrierën që kam dashur gjithmonë nëse nuk mund të bëja pasarela. Ka kaq shumë njerëz, si drejtorët që thonë: Ne nuk mendojmë se ajo është një model i vërtetë.”, shpjegoi ajo.

Pavarësisht vështirësive, Hailey thotë se është e lumtur që ka gjetur mënyrën e saj për t’u bërë modele, përmes fotografive dhe projekteve.

“Nuk dukem e shkurtër në foto. Jam krenare për veten time, për ndërtimin e një karriere më komerciale që ka funksionuar për mua dhe kam besim. Unë kam moderuar një shfaqje, kam bërë fushata të mëdha dhe shumë gjëra të tjera që më kanë pëlqyer vërtet. Ndonjëherë ndjehem sikur ende po gjej korsinë time, por tani e di se po shkoj në drejtimin e duhur. ”, tregon Hailey, e cila ka hyrë në botën e modelimit rreth pesë vjet më parë dhe ka modeluar për shumë marka të rëndësishme duke përfshirë këtu Versace, Tommy Hilfiger dhe Off-White.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *