Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se nëse i fiton zgjedhjet do të aneksojë të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, megjithë protestat e udhëheqësve palestinezë.
Deklaratat nacionaliste të Netanyahut erdhën pas një interviste në një radio të ushtrisë, ku kreu i qeverisë premtoi sërish se do të zgjerojë sovranitetin e Izraelit në të gjitha vendbanimet e kolonëve dhe në objektet që kanë rëndësi sigurie.
Deklarata të ngjashme, Netanyahu kishte bërë dhe gjatë fushatës elektorale duke sjellë kështu reagimin e Ligës Arabe dhe shumë drejtuesve palestinezë. Kishte nga ata që i konsideruan këto thënie të Netanyahu si akt lufte dhe dëmtuese pa kthim të bisedimeve për paqe.