Vendosni fjalën kyçe....

Liderat e vendeve të BE-së: Brexit pa marrëveshje do ishte katastrofë


Largimi pa marrëveshje i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të ishte një katastrofë, paralajmëroi sot organizata europiane e punëdhënësve, Businness Europe, që u bën thirrje të dyja palëve të bëjnë çdo përpjekje të arsyeshme për të arritur një marrëveshje.

“Një largim i çrregullt dhe pa marrëveshje i Britanisë së Madhe do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për të gjitha palët dhe do të shkaktonte dëme të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset në Britaninë e Madhe dhe në kontinent”, tha në një deklaratë Marcus J. Beyrer, drejtori i përgjithshëm i Business Europe.

Kryeministri britanik Boris Johnson u takua sot, në Luksemburg, me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe shefin negociator të BE-së, Michel Barnier, për përparimin e bisedimeve, kur ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë nga largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe më 31 tetor.

Megjithatë, Boris Johnson vazhdon të jetë i vendosur që Britania e Madhe të largohet nga BE më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *