Vendosni fjalën kyçe....

Makina goditet dy herë radhazi nga rrufeja, shihni pamjet e rralla (Video)


Një makinë u godit dy herë radhazi nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në Rusi dhe është kapur nga kamerat në kabinë të një mjeti që po kalonte aty pranë.

Goditjet ishin aq të fuqishme saqë ndriçuan gjithë vendin përeth. Ngjarja ndodhi në rajonin Berdskoye në Novosibirsk, Siberi, kur kamera kapi atë që cilësohet si ngjarje tejet e rrallë.

Për fat të mirë të gjithë udhëtarët brenda mjetit tip “Toyota” i mbijetoi rrufesë dhe askush nuk u dëmtua.

Shumica e automjeteve moderne kanë një rrufepritëse të integruar brenda trupit, për të kryer një shkarkesë të sigurt në tokë, kështu që rreziku për shoferin dhe pasagjerët do të ishte minimal, madje edhe me një goditje direkte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *