Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi këtij të fundit iu gjetën dy pistoleta të fshehura poshtë banakut të barit që administronte.
Baristi shqiptar i kishte fshehur nga pistoletat tip Tanfoglio kalibër 9×21 me 15 qitje dhe një tjetër 765 me 7 plumba në karikator poshtë makinetës së kafesë, në një bar në Pioltello.
Shqiptari i arrestuar është një 42 vjeçar i cili punonte në rruga Leoncavallo në lagjen Satellite në Milano.
Ai u ndalua në flagrancë, ndërkohë që vëllai i tij nuk dinte gjë për armët.
Njëra nga armët u identifikua që është përdorur në një grabitje, ndërkohë që hetuesit po shikojnë nëse armët janë përdorur në të tjera vepra penale gjatë muajve të fundit.