Vendosni fjalën kyçe....

Meta takim me deputetin gjerman: Qasja antagoniste mes palëve duhet të marrë fund


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me deputetit e SPD në Bundestagun gjerman Christian Lange.

Meta shkruan në postimin ë tij në Facebook se inkurajon një vendim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Gjithashtu, Meta thekson duhet të marrë fund bindja antagoniste mes palëve dhe duhet të shndërrohet me një dialog konstruktiv.

Kënaqësi të takoja sot Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, z. Christian Lange.
Besim në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve.


Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, shpreha bindjen se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës
”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *