Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse një kryetar merr përsipër të pastrojë llotot e Metës nuk mund të lerë njerzit e partisë aty”-Veliaj sulmon Presidentin


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka sulmuar presidentin Ilir Meta gjatë një interviste në emisionin “Real Story”.

Pas shkëmbieve ironike mes Presidentit dhe Veliajt gjatë ditës së sotme, kryebashkiaku ka vazhduar sulmet ndaj Metës edhe në televizon.

Veliaj e ka sulmuar Metën në lidhje me prishjet te “Rruga e Dibrës” për bustin “Vojo Kushi” duke i konsideruar godinat si “loto dhe baste të Ilir Metës”.

Unë nuk kam asgjë personale, gjërat duhen thënë siç janë. Nëse një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë vendin nga bastet dhe llotot e Ilir Metës, njerëzit e partisë nuk mund të lihen aty. Rasti është kur një deputet ju dilte para fadromave.

Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, edhe në konferencën e Pezës nuk vazhdoi siç u tha në konferencë. T’i shmangesh betejave, kjo kërcet. Nuk mund të predikosh për partizanët dhe t’iu hipësh në qafë me deputetë e kioska dhe t’iu dalësh para fadromave. Nuk mund të falësh për pluralizëm, në momentin që i shmangesh garës”-deklaroi Veliaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *