Vendosni fjalën kyçe....

PD: Rama po tenton vjedhjen e radhës me aeroportin e Vlorës


Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike Ervin Minarolli me një deklarate për mediat akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të vjedhë sërish me prezantimin e projektit për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Minarolli theksoi se Rama do ia besojë ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës një arkitekti të tij të preferuar, që më herët ka bërë kullat në Tiranë e Durrës.

Aeroporti i Vlorës është për Ramën një mundësi për të vjedhur. Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, Rama do të vjedhë në Vlorë. Projektimi i Aeroportit të Vlorës është jashtë çdo procedure ligjore. Nuk ka garë dhe askush nuk e di sa ka kushtuar dhe si do financohet. Arsyeja është lidhja e Ramës me projektuesin e Aeroportit. Arkitekti personal i Edi Ramës është një person i njohur për mashtrim financiar. Ai quhet Marko Kazamonti”-deklaroi Minarolli.

Ervin Minarolli theksoi se kur PD të vijë në pushtet, do të përgjigjen para ligjit projektuesit, në bazë të ligjit antimafia.

Njësoj po bën me Aeroportin e Vlorës njësoj si me Teatrin, pasi nuk ka as garë, qeveria nuk ka zbatuar ligjin për prokurimin e Ramës. Ky projekt do ketë pasoja edhe për ligjvënës etj. Me ardhjen e PD në pushtet, ky projekt do i nënshtrohet ligjit antimafia”-deklaroi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *