Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti publikon raportin shpjegues për Komisionin e Venecias


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka publikuar raportin shpjegues që Presidenti i ka paraqitur Komisionit të Venecias lidhur me vendimet e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet dekretit si edhe shpalljen e një date të re.

Presidenti i ka paraqitur një raport prej 55 faqesh Komisionit të Venecias ku shpjegon rolin që Kreu i Shtetit ka në dekretimin datës së zgjedhjeve, mbrojtjen e parimeve kushtetuese.

Gjithashtu, në raport përmenden edhe protestat nga opozita e bashkuar apo edhe protesta të tjera, mbarëvajtja e tyre dhe cenimi i sigurisë kombëtare.

Në raport, Presidenti nuk ka lënë pa përmendur edhe dosjet 184 dhe 339 mbi akuzat për shit-blerje vote.

Më tutje, në raport përmendet edhe roli i KQZ, historiku i shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri, apo edhe rastet analoge për shtyrjen e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *